Droga, i vetmi biznes i subvencionuar nga qeveria

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku reagoi dje në lidhje me mbylljen masive të bizneseve në vitin 2017. “13 mijë biznese të mbyllura gjatë 2017 në Shqipërinë e taksave të larta, korrupsionit qeveritar dhe drogës si i vetmi biznes i subvencionuar nga qeveria. 36 biznese në ditë janë mbyllur vitin e shkuar dhe përgjigja e qeverisë për këtë situatë është rritja e taksave për bizneset. Vetëm në Tiranë mbyllen 12 biznese në ditë ndërsa hapen gjithnjë e më pak. Ky është rezultati i qeverisjes socialiste”, shprehet Tabaku në një reagim të saj.

Exit mobile version