Paloka: Të replikosh me Ballën është si të shkelësh mbi bajgë

Kur ka “të drejtë” Balla i Ramës…
Pas largimit tonë nga konferenca e kryetarëve, Balla, njeriu më i rëndësishëm i “Rilindjes” pas Ramës dhe zëvendësi i denjë i tij, është shprehur se paskemi ikur “prej frikës nga drejtësia”.
Refreni i dikurshëm i Ramës me “vettingun” duket se do të përsëritet trashë dhe neveritshëm. E meqë dhe Rama vetë e di se sa erë të qelbur lëshon një justifikim i tillë pas seancës së fundit parlamentare, ku pa vetting e kundër Kushtetutës u vetëzgjodh Prokuror i Përgjithshëm, e le që kjo të dalë nga goja e Ballës.
Ti bësh replikë Ballës është si të shkelësh me dëshirë mbi bajgë, po meqe ai mbetet përfaqësuesi më i denjë i Ramës…
Sipas Ramës me gojën e Ballës, unë dhe Mond Spaho paskemi frikë nga drejtësia kurse Rama, Balla, Tahiri, Beqja, Ahmetaj, Dako, Sejdini e me rradhë, janë ata që po luftojnë për drejtësinë e vërtetë…
Fatkeqësia është se këtë herë Rampalla “ka të drejtë; nga drejtësia që kërkon ai duhet të “kemi frikë” ne dhe qytetarët e thjeshtë e jo kriminelët e të korruptuarit në stanin e rampallëve.

 

Exit mobile version