Drogë dhe armë nga Shqipëria në Itali

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë natës në Italia. Në pranga është vënë një shqiptar, i cili mësohet se e kishte lënë sasinë e madhe të kanabisit në garazhin e tij. Arrestimi është bërë në Livorno të Italisë dhe vlera e drogës mbërrin në 2 milionë euro.
Mediat italiane shkruajnë se droga është zbuluar pas raportimit të një qytetari përmes aplikacionit ‘Youpol’, i cili lejon përdoruesit të bashkëpunojnë me policinë duke dërguar raporte për krime të ndryshme.
Qytetari, i cili denoncoi tha se kishte vënë re një person të armatosur me armë në një makinë gri, në një lagje të veçantë të qytetit toskan.
Pas kësaj, policia vendosi të kryejë patrullime të plota, derisa arriti në gjurmët e shqiptarit. Pas kontrolleve brenda garazhit u gjet një sasi e madhe droge, e ndarë në pako dhe e gatshme për tu shitur.
Po ashtu policia italiane në rajonin e Kalabrias sekeustroi rreth 100 kg marijuanë në automjetin e një shqiptari
dhe e ka vënë në pranga me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Arrestimi i shqiptarit u krye pas një ndjekje prej disa minutash në daljen e autostradës në afërsi të komunës Snatì Onufrio. Shqiptari nuk i ndaloi një postblloku të policisë rrugore duke tentuar largimin me shpejtësi. Policia italiane mundi të ndalojë automjetin në bagazhin e të cilit u gjet lënda narkotike.
Për shqiptarin janë hapur dyert e burgut ndërkohë që autoritetet po hetojnë mbi bashkëpunëtorët e destinacionin e lëndës narkotike.

2 18

Exit mobile version