Duhet ta mbani patjetër në shtëpi/ Bima që i ngre humorin gjithë familjes

Trumza është një bimë mjekësore e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos.

Kjo bimë shumë vjeccare, gjysëm shkurre, me rrënjë të shtrira e kërcenj të gjatë është mirëbërëse për shëndetin e njeriut që nga këmbët deri tek koka.

Efekti kryesor është ai kundër mërzisë, trishtimit dhe rikthimit të humorit, që e bën trumzën jo vetëm një erëz aromatike në kuzhinë por edhe një bimë që duhet rritur dhe mbajtur në shtëpi për të përmirësuar humorin dhe gjendjen emocionale të të gjithë familjes.

Në botë numërohen plot 150 varietete të trumzës, por ajo më e përdorura për kultivim në shtëpi është Thymus Vulgaris.

Mbjellja e saj nga fara mund të jetë e ngadaltë, por sapo bima të ketë zënë rrënjë, ajo do të ofrojë freski të pandërprerë në shtëpi për vite me rradhë.

Si Të Mbillni Trumzën Në Kushtet e Shtëpisë
Ekspertët e AgroWeb.org ju këshillojnë që të blini fidanë të gatshëm dhe të zgjidhni një vazo ose saksi me sistem të mirë kullimi

Ju mund të merrni degën e një bime ekzistuese të trumzës dhe ta rrisni vetë atë.

Njësoj si në rastin e rozmarinës, majdanozit apo borzilokut, trumza rritet më së miri në vazo, për sa kohë e mbani atë në një vend të ndriçuar mirë nga dielli.

Shpesh duhet ta rrotulloni vazon, që bima të marrë ndriçim nga të gjitha anët për të paktën 6-8 orë në ditë.

Trumza lulëzon shumë bukur. Ajo çel lule me ngjyrë vjollcë, të bardha dhe rozë, të cilat janë edhe të ngrënshme dhe përdoren në sallata, garnitura dhe çaj

Trumza është bimë e pavarur dhe kërkon hapësirë nga simotrat e saj, të paktën në 30 centimetra.

Gjatë dimrit, trumza ka nevojë të qëndrojë ngrohtë.

Halat e pishës janë ideale për të mbuluar bazën e bimës dhe mbrojtur atë nga ngricat.

Sa i përket ujitjes, trumza kërkon ekuilibër, pra duhet t’i jepni ujë, sa herë që ka nevojë, gjë që duket në thatësirën e dheut të vazos.

Gjatë pranverës dhe verës duhet ta krasisni trumzën, e cila ka tendencën të shpërthejë dhe të zerë shumë hapësirë.

Gjethet dhe degët e trumzës mund të mblidhen gjatë gjithë verës. Por nëse dëshironi ta thani trumzën, atëherë mblidhini degët, lidhini së bashku dhe varini kokëposhtë në një vend të ajrosur mirë dhe në hije.

Gjethet mund t’i thani, piqni ose ngrini veçmas. Nëse dëshironi, mund t’i ruani në një enë të mbyllur mirë.

Exit mobile version