Nënkryetari i PD, Edi Paloka ironizon me udhëtimin e kryeministrit Edi Rama drejt Libanit vetëm për të pozuar nga një hotel luksoz me fëmijët e shpëtuar nga Gjysmëhëna e Kuqe në Siri.
Sipas Palokës, Rama shpenzon miliona për propagandë, ndërkohë që Shqipërinë e ka kthyer në ferr.
“Shkon deri ne Liban, harxhon miliona me charter, super-eskorta e hotele luksoze (po nga paratë tona) për t’i dhënë intervistë Muhamet Veliut që e kishte me vete në charter e për t’u mburrur se ishte ai “superheroi” që shpëtoi tre fëmijë nga “kampi i ferrit” ndërkohë që ka kthyer Shqipërinë në një kamp ferri për shumicën e shqiptarëve…!”, shkruan Paloka.
Pesë persona u shpëtuan nga kampi i Al Holit, ndërkohë që mbi 80 shqiptarë gjenden në këtë kamp.