Duka kritikon shqiptarët e Zvirës

Ka menduar ai që pragu i sfidës të jetë edhe më i nxehtë.
Armand Duka pati diçka për t’u thënë lojtarëve me origjinë shqiptare të Zvicrës, vetëm pak ditë përpara përballjes me Shqipërinë në Euro 2016.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i zënë me disa intervista këto ditë, kërkon që ata të mos festojnë me simbole që nuk i përkasin ekipit për të cilin luajnë.
“Sërish e kemi këtë debat të përjetshëm për shkak të lojtarëve me prejardhje shqiptare që luajnë për Zvicrën, është shprehur Duka për gazetën zvicerane, “Tages Ancajger”. A janë ata shqiptarë? A janë ata zviceranë?”
Duka është kundër që ata të festojnë me shenjën e shqiponjës, kur shënojnë gol, pasi sipas tij është e papranueshme që lojtarët të bëjnë shqiponjën apo të mbajnë në këpucët e tyre flamurin shqiptar, nëse kanë vendosur të luajnë për Zvicrën.
Granit Xhaka apo Pajtim Kasami, kanë festuar golat e shënuar në klubet e tyre me shenjën e shqiponjës, ndërsa Xherdan Shaqiri ka mbajtur në këpucë flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë, siç bëri në ndeshjen Zvicër-Shqipëri të katër viteve më parë.
Kombëtarja do të ketë përballë Zvicrën në 11 qershor në Euro 2016, në një duel edhe më të rëndësishëm sesa ata të viteve 2012 e 2013 për eliminatoret e Botërorit.
Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemaili, Mehmedi dhe Tarashaj luajnë kundër kuqezinjve.
Tre dhe katër vjet më parë, ata e ndjenë presionin nga ana e tifozëve, dhe theksuan se gjithsesi ndihen shqiptarë.
Ndryshe nga Duka mendon Mërgim Mavraj.
“Nëse një gjel del nga veza në një ahur, ai është dhe mbetet gjel dhe nuk bëhet lopë, thotë ai, gjaku përcakton prejardhjen”.

Exit mobile version