Duke e mbajtur luftën e zgjedhjeve në 2025 në binomin Rama-Berisha, Rama shkon drejt një fitoreje të sigurt

Nga Endri Tafani

Dosja Partizani ka mbi 10 vjet nëpër sirtarë. Akuza mund të ishte ngritur fare mirë që vjet zyrtarisht. Po të kishte ndodhur ashtu tashmë Berisha do ishte gjykuar e me gjasa dënuar. PD do detyrohej të zgjidhte një kryetar të ri dhe sillte njerëz të rinj që kanë imazh dhe akses në elektorat për të kompensuar mungesën e Berishës.
Po të ndodhte kështu në zgjedhjet e 2025 nuk do ishte më loja e vjetër Rama Berisha, por Rama kundrejt X. Kjo do ishte një lojë e re për Ramën me të panjohura. Mund dhe të fitonte por pse të rrezikonte kur e kishte të sigurte rezultatin ndaj Berishës.
Sepse sa herë shqiptaret janë vënë para pyetjes Rama në pushtet apo Berisha, përgjigja ka qenë e qartë për Ramën.
Dikujt mund t’i vijë mirë apo keq, por shifrat e 12 viteve të fundit e tregojnë qartë, bile me thellim diference që sa vjen e rritet.
Ndërkohë duke e mbajtur luftën e zgjedhjeve në 2025 në binomin Rama Berisha, Rama është i sigurte tek loja e vjetër dhe fitorja e sigurtë.
Prandaj dhe, megjithëse dosja kishte 10 vjet dyerve të prokurorisë u zvarrit, u la dhe një vit mbyllur në shtëpi Berisha pa asnjë arsye të kuptueshme kur dokumentat ishin po ato, dhe tani që po futet vendi në fushatë zgjedhore do filloje gjykimi i çështjes që do i harxhojë kohë dhe energji opozitës e cila as mund të zëvendësojë Berishën dhe as mund të rrijë pa luftuar për të.
Opozita do jetë në disfavor pasi do duket se në vend që të luftojë për shqiptarët do duket sikur do jetë e fokusuar dhe luftojë për fatin personal të Berishës dhe kjo nuk duket një kauzë që mund të mbledhë shumë vota.
Duke e mbajtur luftën e zgjedhjeve në 2025 në binomin Rama Berisha, Rama shkon drejt një fitoreje të sigurt. Një lojë e vjetër me përfundim të sigurte në humbje për PD, që po shkon drejt asaj rruge pa patur vizionin, por mbase as dëshirën dhe as forcën për të ndryshuar.

Exit mobile version