Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se kur shikon mijëra njerëz në bulevard dy fjalë të vijnë ndërmend: nder dhe dinjitet. Dule tha se sot shqiptarët po demonstrojnë se fatin që iu rezervon kjo qeveri nuk është fati që meritojnë.“Klanet e narkotrafikantëve, 30 deputetë janë përcaktues të qeverisë që po ngre përditë dhe konsolidon narkoshtetin. Nuk kemi shumë alternativa, nderi dhe dinjiteti na vënë të gjithëve përpara një sfide përditë, largimin e kësaj qeverie, largimin e këtij Kryeministri. Sot, si fillim i këtij misioni le t’ia varim këtë protestë madhështore si një lavjerrës në qafë Edi Ramës që me tik-takun e tij t’i kujtojë se po i mbarojnë ditët, orët, sekondat e aktivitetit të tyre narkokriminal.