Vasili: Jemi aq shumë sa të rrëzojmë Edi Ramën

Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që ju bashkuan protestës opozitare. Përmes një postimi në Facebook,Vasili shkruan se, sot shqiptarët të bashkuar treguan se janë më të fortë se Edi Rama dhe qeveria e tij kriminale. “Falenderim pa fund nga zemra për ju që erdhët në protestën madhështore sot. Miq që erdhët nga gjithë Shqipëria, Divjaka, Lushnja, Fieri, Patosi, Rroskoveci dhe Mallakstra. Sot të gjithë ju i dolët për zot Shqipërisë dhe familjeve tuaja. Askush nga sot nuk ka guxim t’ju dhunojë familjet dhe bukën e gojës,t’ju dhunojë dinjitetin dhe krenarinë. Sot jemi shumë të fortë krah njër- tjetrit dhe jemi aq shumë sa marrim përpara çdo qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës”.

Exit mobile version