Durrës, pronari i varkave u vjedh lekët dhe celularët pushuesve

Disa pushues kosovarë u grabitën dhe u vodhën nga një pronar varkash. Policia arriti ta zbulojë dhe ta vendosë në pranga 23-vjeçarin Andi Sulo, banor i Durrësit. Kapja e tij u bë në lagjen Nr.13 Plazh, ndërsa ishte duke i vjedhur çantën me 200 euro, 5 telefona celularë dhe sende personale disa shtetasve kosovarë, një grup ansambli, të cilët kishin ardhur me pushime. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se ky person për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin B.L. 25 vjeç, banues në Kosovë.
Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një 27-vjeçar, i cili e ka goditur më pas me thikë. I plagosuri me iniciale B.H u qëllua mbrapa Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe mbeti i plagosur lehtë. Ai ishte duke debatuar me 27-vjeçarin Azgan Cengu. Dyshohet se sherri mes tyre ndodhi për shitjen e disa dozave kanabis, ndërsa Policia e Tiranës thotë se shkak ishin motivet banale.
Autori i plagosjes, 27-vjeçari Cengu u arrestua menjëherë nga uniformat blu dhe ju sekuestruan 13.25 gram kanabis. Kurse në banesë ju gjetën edhe 282 gram të tjera lëndë narkotike. Azgan Cungu akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Exit mobile version