Dy fjalë për “ata” që sulmojnë djalin i cili ia tha të vërtetat në sy Rudina Hajdarit  

Marjon TOLA

Unë sot jam me djalin Shkodran!!!

Dy fjalë për “ata” që sulmojnë djalin i cili ia tha të vërtetat në sy Rudina Hajdarit.

Të dashur “$hok & $hoqe”, ai djalë nuk e shikon Partinë si pronën e vet, por si shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai djalë është i ri, është i pastër, ka ideale, është i vërtetë, nuk është shitur ose blerë.

Ai është totalisht ndryshe nga ju “$hokë & $hoqe”, them ndryshe se ju Partinë Demokratike e kini parë gjithmonë si pronën tuaj. Ju “shok & shoqe” e keni mendjen si e si të zini postet më të larta. Ju kini bërë pazare, ju u shitët tek Rama ne 2017 & në 2019.

Ju jeni simboli i tradhëtisë së idealeve të Partisë Demokratike. Prandaj mos e sulmoni djalin shkodran po shikoni se po afrohen zgjedhjet dhe duhet të nisni bisedimet me Ramën për kontratën e re që do firmosni.

Exit mobile version