Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e bujshme të 24 orëve të fundit, ku kontenierë me kokainë zbarkuan në Portin e Durrësit.
Pas deklaratës së dhënë në konferencë për shtyp nga Policia e Shtetit, gazetarja ka shtruar një sërë pyetjesh përgjigjet e të cilave sipas saj, jo vetëm që nuk jepen, por edhe fshihen pas ekranit.
Statusi i gazetares Anila Hoxha
Cfare nuk thuhet ne konference:
1.Trafikantet kane marre vetem pakot e orizit
2.Trafikantet nuk erdhen te merrnin drogen ne kontenierin tjeter, cka e detyroi policine qe nen efektin e deshtImit te shkoje dhe ti marre vete pakot dhe sot te deklaroje si droge te kapur 137 kg. Qe natyrisht ishte oriz e gjitha .
3.Njeri nga pritesit eshte peshkatar
4.Pritesi tjeter ishte roje dhe hyri permes badge te portit
5.I treti ne kerkim, ishte ai qe priste ne makinen gri me targa te huaja
Droga me dorezim te kontrolluar qe ishte zevendesuar me oriz ishte vetem 22 kg, dhe per kete ngarkese u kapen ata dy fakirat. Dy ngarkesat e tjera qe ne total bejne 137 kg nuk u terhoqen.
Perse ?
Kush tradhetoi?
Lidhur me ngarkesën e kokainës, që policia raportoi se u sekuestrua 137 kg, gazetarja Anila Hoxha, reagoi edhe më herët. Në një status në Facebook, ajo shprehej se “peshku i madh”, edhe këtë herë shpëtoi.
Postimi i plotë i gazetares
Njejte si edhe ne aksione te tjera antidroge edhe kesaj here ngarkesa e porositur me kokaine nuk mberriti ne doren e kryesorit. Per pasoje trafikanti apo sic pelqehet me etiketim me te bujshem “peshku i madh” nuk u arrestua.
Pa kaluar shume kohe nga mese 600 kg te sekuestruara po ne portin e Durresit, nje histori narko trafiku u mbyllur me Arber Cekajn ne krye, i cili ndoshta per faktin se ju dorezua nga Shqiperise nuk e shqiti buzeqeshjen nga fytyra. Kesaj radhe kokaine vinte nga Greqia.
Ashtu sic ndodhi vite me pare kur belget e zevendesuan vajin e palmes ku gjendej kokaina me uje, edhe greket nuk na dhane bese. E kishin zevendesuar kokainen me pako orizi dhe pastaj kane lejuar vazhdimin e udhetimit te pakove, me idene se peshku do binte ne rrjete.
Çfare ndodhi?
Per jave te tera, besnikerisht nje rreth i ngushte policesh survejuan kontenierin. Ndoshta pershperisnin e dyshonin se mund te ishte ky kontenier zgjatim i njerezve te tjere te lidhur me Cekajn, apo kushedi ku ne jug a ne veri.
Mes ketyre spekullimeve dhe sherbimeve te vezhgimit te zevendesoheshin stafete, ATA u shfaqen. Ne nje makine gri me targa te huaja, qe u parkua ne terminal. U drejtuan ne kembe drejt kontenierit frigorifer qe serish besohet se kishte banane. Njeri tregoi nje badge dhe hyri. U lejua. Tjetri sdihet se si por edhe ai hyri. Dy prites. Mendohet se hapen kontenierin dhe prej andej moren pakot qe ata mendonin se ishin me kokaine. Ne fakt ishin zevendesuar e plotesuar me oriz dhe pala shqiptare orizit i kishte shtuar edhe GPS. Historia e deshtimit tregohet si vijon nga disa zera.
Le ti besojme se ka ndodhur tamam keshtu: Per shkak se duhej zbuluar peshku i madh ndjekja vazhdoi ne distance. Pra nuk u nderhy tak fak si ne Maminas. Duhej peshku. Por trafikantet qe ne gjuhen e tyre kur nderhyjne per ta marre vete ” ngarkesen ” ne port pa nderhyrje ” me lyerje rrote” kane nje shprehje per raste te tilla. Thone “beme kollare” . Ndaj ata te dy qe bene kete kollaren, me pas ja vendosen kollaren autoriteteve.
Teksa po ndiqeshin, sic duket ata kane kuptuar se kokaina ishte oriz dhe qe pas kishin policine. Ja kane mbathur duke shpetuar paq pergjate nje rrugice dytesore ne afersi te Kavajes ( mbase ishin duke shkuar ne Fier? ). Fatmirerisht policia gjeti te flakura pakot me oriz qe gjithsej ishin 50 kg. Me to mund te beje ca vakte me pilaf.
Dhe mbase pas pilafit do i zbulojne gjesend ATIJ qe kane shoqeruar pas identifikimit si perdorues i Badge. Edhe i dyti qe thuhet se eshte identifikuar nga kamerat e sigurise mbase bindet nga orizi qe na derguan greket dhe flet per ” peshkun e madh”.