Në trupin e grabitësit të vrarë gjatë përplasjes në Rinas janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë. Mendohet që personi i vrarë është ai që ka shkëmbyer zjarr me policinë. Trupi i tij është hedhur nga rrugë prej makinës nga vetë shokët grabitës. Ai nuk është identifikuar ende. Ndërkohë shuma e parave që u vodhën dyshohet të jetë rreth 10 milionë euro. Por kjo vlerë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Me kokë të rruar, me veshje antiplumb, pranga dhe tymyese me vete, por pa mjet identifikimi me vete.
Kjo është vështirësia që po has grupi hetimor për të identifikuar një nga autorët e grabitjes së sotme që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me Policinë.
Ndërsa po i merren shenjat e gishtave për të rënë në gjurmët e identitetit të tij.
Ai u gjet i vrarë pranë Urës së Brarit, ndërkohë që Policia thotë se u qëllua nga FNSH gjatë momentit të largimit.
Ndërkohë që një tjetër automjet u gjet në Kamzë gjysmë i djegur ku në brendësi kishte armë dhe rroba kamuflazhi, ndërkohë që nuk janë gjetur paratë.
Banda armatosur grabiti 10 milionë euro në Rinas. Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.
Gjithçka ka ndodhur në momentin kur makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit. Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.
Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor.
Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi. Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.
Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.
Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor. Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.