Akuza e fortë: Policia i hapi rrugë bandës së grabitjes në Rinas

Për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas pasditen e kësaj të marte, ka reaguar dhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ku me një postim në “Facebook” shkruan se policia e shtetit u hap rrugë grabitësve për të vjedhur paratë.

Vasili shkruan se qeveria dhe policia e Edi Ramës, është armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhës të Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “kështu ndodh në të gjithë botën’”, shton Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Qeveria e Rames armike e qytetareve dhe mike e krimit.

Policia nuk bën asgjë dhe vidhen paratë ne mes te Aeroportit te Rinasit duke shqyer e bere copa çdo siguri e garanci për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia dhunon banoret tek Unaza e Re

Policia dhunon banoret tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozitës.

Policia ka marre fund, sepse policia lekët ja çon vetë krimit siç e nxorën sheshit audio-përgjimet dhe leket e tjera u hap rrugën qe ti grabisin vete kriminelet pa asnjë pengese.

Kjo eshte qeveria dhe Policia e Edi Rames armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhës te Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, qe te thote “kështu ndodh në të gjithë boten”.

Exit mobile version