Sekretari i pergjithshem i PD, Gazment Bardhi deklaroi se selia e PD është e hapur për çdo demokrat të sakrificave, që punon për PD. Partia Demokratike do të jetë e mbyllur për çdo trafikant droge që qendron në krah Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.
”Show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e Partisë Demokratike, tregon dhe një herë që për disa, shoë dhe tallja e vijueshme me demokratët, ka zëvendësua betejën me regjimin e Edi Ramës. Kemi konfirmuar edhe dje, sikundër është fakt i njohur publik, që në godinën e Partisë Demokratike, në ambientet e brendshme të saj, janë duke u kryer punime dhe ky është një fakt i njohur publik, që nuk ka nevojë me ardh dhe me trokit në dyert e Partisë për ta provuar, sepse e keni raportuar ju. Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do të shikoni. E sigurt është që ju do të hyni brenda e do të shikoni që në selinë qendrore të Partisë Demokratike po shtohen ambientet e punës, se koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Disa që kishin vetëm llafe, e kanë zgjedhur tashmë rrugën e tyre, kanë betejën për karrige, ndërkohë që institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Ajo që dua të konfirmoj, është që selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë, është dhe do të vijoj të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificave dhe që punon me mund dhe djers për Partinë Demokratike dhe do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka qenë krah Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.
Aktet e dhunës dhe gjuha e dhunës, e transmetuar dhe e përcjellë gjatë gjithë këtyre ditëve, nga një pjesë prej kolegëve, nuk është gjuhë dhe nuk janë akte që i shërbejnë demokratëve. Është gjuhë dhe akte që i shërbejnë forcimit të regjimit të Edi Ramës. Sigurisht që dhuna, gjuha e dhunës, nxitja e dhunës, aktet e dhunës, janë e vetmja formë që i ka ngelur pakicës në Partinë Demokratike. Sepse është fakt i njohur publik që shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së partisë, shumica dërrmuese e grupit parlamentar, shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, në 18 dhjetor kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur interesin e Partisë Demokratike, kanë zgjedhur interesin e Shqipërisë dhe kanë ndaluar në mënyrë përfundimtare që fenomeni i bunkerizimit të një individi, Sali Berishës, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA-të, të kthehet dhe të shndërrohet në një bunkerizim për të gjithë Partinë Demokratike, për ta shpallur të gjithë Partinë Demokratike “non grata” dhe për ta bërë të padëshirueshme për partnerët ndërkombëtar, por dhe për qytetarët shqiptarë. Kjo nuk ka për të ndodhur, skenarët me akte dhune kanë për të dështuar, siç kanë dështuar gjithmonë dhe Partia Demokratike, institucionet e Partisë Demokratike, që nga data 18 dhjetor janë të fokusuar në të vetmen betejë që kemi, betejën me regjimin e Edi Ramës.
Nëse ti vjen tek dera ndërkohë që nuk njofton, duhej të njoftonin administratën e Partisë Demokratike. Brenda selisë së Partisë Demokratike janë duke u kryer punime.Nuk kanë nevojë të marrin leje për të hyrë në seli. Por siç unë marr në telefon kur futem në seli dhe ju këtë e keni te provuar, siç nënkryetarët e partisë dhe ju e keni të provuar, marrin në telefon administratën për të hyrë në seli, cilido që ka vërtetë dëshirë për të hyrë në seli e për të punuar se kështu thanë. Kishin ardhur për të bërë mbledhje për të caktuar agjendën parlamentare. Individë që kanë 4 muaj që nuk vijnë në parlament.”
Bardhi tha se institucionet e PD dhe demokratët janë të fokusuar në të vetmen betejë që kemi, betejën me regjimin e Edi Ramës ndersa skenarët me akte dhune dhe për shndërrimin e PD në non grata për qytetarët dhe partnerët kanë për të dështuar.