Rreth një orë zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD ka zhvilluar një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Zv. ambasadori Smith, në mungesë të ambasadores Yuri Kim e cila nuk ndodhet në Tiranë, ka takuar kreun e PD, Basha.
Nuk janë bëre të ditura temat e bisedës, por mendohet se thelbi i takimit ka qenë situata në PD dhe marrdhëniet e lidershipit të PD me SHBA. Kujtojmë se pak ditë më parë në vizitën e tij në Tiranë përfaqësuesi i lartë i DASH Escobar shprehu qartë mbështetjen për kryetarin e PD Basha duke e ftuar zyrtarisht per vizite në Washington.