E ardhmja e Luis Enrikes

Pankina e Luis Enrikes vazhdon të lëkundet dhe në Spanjë flitet për kërkim të zëvendësuesit të tij të mundshëm në fund të sezonit. Humbja 4-0 e mesjavës përballë PSG shtoi edhe më shumë zërat për një largim të trajnerit nga Barcelona, por duket se gjithçka do të jetë në dorë të vetë teknikut aktual.
Drejtuesit e klubit, edhe pse përflitet se trajneri ka humbur besimin e “veteranëve” në skuadër, mendojnë se ai mund të vazhdojë të sigurojë trofe të rëndësishëm, ndaj i kanë lënë dorë të lirë Luis Enrikes. Sipas “Sport”, ky i fundit u ka konfirmuar se do të presë edhe ndeshjen e kthimit ndaj PSG, para se të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do të vazhdojë të drejtojë Barcelonën apo jo.

Exit mobile version