E fshehur mes shkurreve dhe e ndarë në 35 pako, sekuestrohen 300 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Janë sekuestruar 300 kg marijuanë në kufirin greko shqiptar.

Mediat e huaja shkruajnë, se operacioni i policisë është zhvilluar në Igumenicë. Dogra është gjetur mes shkurreve në një zonë që lidhet edhe me tokë edhe me det me Shqipërinë.

Janë sekuestruar 8 çanta që përmbanin 35 pako me drogë. Operacioni i policisë është duke vijuar, ndërsa nuk dihet ende se cilët fshihen pas kësaj sasie të madhe droge.

Exit mobile version