Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë ironike për të komentuar valën e arrestimeve dhe hetimeve që kanë përfshirë bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Basha shfaqet duke drejtuar makinën, teksa kalon përpara Kryeministrisë, ndërsa në sfond dëgjohet kënga satirike “Ky burgu sa ka lezet”.
Me tekstin thumbues:
“Ja dhe Rama shokët n’burg i ka rras
Ishalla i shkon edhe vetë nga pas
E hëngri Tigri, e hëngri Lali
Do ta hajë dhe Rama”,
kënga ironizon arrestimet e personazheve të afërt me kryeministrin dhe aludon se vetë Rama mund të jetë i radhës.
Basha shoqëron videon me përshkrimin:
“I fundit të mbyllë derën”, një batutë që nënkupton se lista e atyre që janë përballur me drejtësinë mund të mos ketë përfunduar ende.