E keqpërdorura nga Rama: Nuk duhet Gjykata Kushtetuese, mjafton Gjykata Administrative për Presidentin

Meqënëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, e cila është i vetmi institucion që mund të gjykojë nëse vendimet e Presidentit janë kushetuese ose nuk janë të tilla, atëhere Rama ka thirrur në skenë juristët e vet për të hedhur në treg një tezë që nxit luftën. Sipas njërës prej tyre me emrin Anastasi nuk është e nevojshme Gjykata Kushteyuese, por mjafton Gjykata Administrative.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një grusht të hapur shteti ku për herë të parë në histori për kushtetutshmërinë e një vendimi të Presidentit nuk duhet të gjykojë Gjykata që ka këtë emër, por një gjykatë e nivelit të ulët që merret kryesisht me të shkarkuarit nga puna.

Dekreti i Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore mund të ankimohet në Gjykatën Administrative. Kështu u shpreh, një nga ekspertet teknike të reformës në drejtësi, Aurela Anastasi në një intervistë për Deutche Ëelle.
Në intervistë, Anastasi sqaron se:

Dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor.

Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.
Gjithashtu, Zonja Anastasi deklaroi se mazhoranca nuk mundet të deklarojë kryesisht të pavlefshëm dekretin e Presidentit, sepse këtë ‘mund ta vendosi vetëm gjykata’.

Exit mobile version