Rama ndërpret fushatën elektorale pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve

Po vijnë reagimet e para pas shpalljes së dekretit nga ana e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve. Ndryshe nga sa kishte planifikuar më parë për të zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme, Rama ka ndryshuar axhendën duke e anulluar atë.

Edi Rama ka vendosur të anulojë fushatën elektorale që e kishte nisur në datën 31 maj.Rama sot kishte planifikuar që të zhvillonte një takim elektoral në Kamzë dhe më pas do të nisej për në Bruksel.

Por takimi në Kamëz i ores 17:00 është anuluar nga vetë Rama, pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe përfaqësuesja e SHBA-së në Tiranë.

Exit mobile version