“E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë”/ PD, Jupi: Kuvendi, institucion ku duhet të përballen ide dhe alternativa

Lidhur me dhunën verbale të ushtruar në Komisionin e Edukimit ndaj kryetares, deputetes Flutura Açka, ka reaguar Lidhja e Gruas së PD-së.

Në një tubim protestë të mbajtur përpara kryesisë së Kuvendit, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, është shprehur se dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bullizuese janë të dënueshme.

“E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies,mbrojtjes fuqizimit dhe mirarsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze.” – është shprehur Jupi.

“Të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi. 
Duhet te reagojmë, duhet të jemi bashkë kundër këtij mentaliteti që dhunën e përdor si mjetin e zgjidhjes, 
Të reagojmë sot që këpusim zinxhirin e dhunës, kësaj plage të shoqërisë shqiptare.”
– ka përfunduar ajo.

DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARES PËR GRUAN NË PD, TAULANDA JUPI

E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bullizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetetve të Partisë Demokratike për të kryer detyren e tyre, ate detyre për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë. 

E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies,mbrojtjes fuqizimit dhe mirarsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze. 

Çfarë i dallon ata deputetë nga dhunuesit apo abuzuesit e tjerë të grave dhe vajzave shqiptare?! Asgjë! 
Ata janë njesoj dhunues si çdo dhunues tjeter që i duket vetja i fortë, janë njësoj si çdo dhunues tjetër që mjetin e vetem të zgjidhjes shohin dhunën. 

Jemi sot ketu jo vetem per ta dënuar dhunën por për tu bërë se pari thirrje të gjitha deputeteve të bëhen bashkë dhe të reagojne me akte, jo me fjale kundër dhunes qe u ushtrua dje ndaj kolegeve te tyre.

Nese nuk behen bashke kunder dhunuesve ne Kuvendin e Shqipërisë, nëse nuk bëhen bashkë në mbrojtje të kolegeve të tyre, si mundet ato të mbrojnë çdo grua apo vajzë tjetër viktimë të dhunes?! 

Nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në punën e tyre të ushtrojne të drejtat e tyre, nëse gratë e vajzat nuk janë të mbrojtura, jemi të gjithë përgjegjes dhe njëkohësisht  kemi dështuar të gjithë si shoqëri.

Të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi. 
Duhet te reagojmë, duhet të jemi bashkë kundër këtij mentaliteti që dhunën e përdor si mjetin e zgjidhjes, 
Të reagojmë sot që këpusim zinxhirin e dhunës, kësaj plage të shoqërisë shqiptare.

IMG 20240118 WA0026

Exit mobile version