Edhe Bosnje Hercegovina me pensione më të larta se Shqipëria

Në vendin tonë janë 780 mijë pensionistë. Qeveria në këmbë. Deputetët dhe ministrat takime me t’a për vota.

‌Skema e re e pensioneve, njohje automatike e viteve të punës për punonjësit e ish- kooperativave, preken rreth 40 mijë pensionistë.

Punonjës administrate, specialistë, deputetë, e ministra; e gjithë qeveria në këmbë për të takuar pensionistët. Pas urdhrit të kryeminsitrit Edi Rama, çdo vartës i tij ka filluar turin e “bashkëbisedimit me pensionistët” për të takuar çdo pensionist të vendit tonë. Por çfarë u thotë qeveria 780 mijë pensionistëve që ka vendi ynë, (të paktën sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore)?

Ekonomia
Çfarë ekonomie kanë pensionistët në vendin tonë?
Rreth 25% e popullsisë sot është në moshë pensioni. Sipas të dhënave zyrtarë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore më shumë se gjysma e pensionistëve aktualë në vend marrin pensione të pjesshme sepse nuk plotësojnë kriteret për vitet e duhura të punës.
Prej 1 tetorit 2024, qeveria njoftoi se nisi indeksimin e pensioneve në masën 4.1%. Pra, indeksoi çmimin e konsumit për shportën e mallrave dhe çdo produkt të konsumuar. Ky indeksim është detyrim ligjor për skemën e sigurimeve shoqërore që bëhet çdo vit, duke marrë për bazë indeksin për çmimet e shportës së mallrave.

Indeksimi
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, duke marrë si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të vitit 2023 ishte 18,341 lekë. Për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Kjo masë indeksimi do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit.

Rajoni
Pensioni minimal në Bosnjë është 300 marka boshnjake dmth 150$ në muaj, shqiptarët 90 mijë lekë të vjetra, dmth 90$ në muaj.
Në Shqipëri pensioni minimal është 9 mijë lek në muaj, ndërsa pensioni mesatar 16 mijë lek.
Sipas të dhënave rezulton se  edhe Bosnja ka pensione më të larta se vendi ynë. Mbetet ende e paqartë çfarë do rishikojë qeveria në skemën e pensioneve në një kohë që 85% e pensionistëve në vend në fakt marrin pension më pak se 150 mijë lek, aq saç është pensioni minimal në Bosnjë Hercegovinë.

1. Republika Srpska (RS)
Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi:
300 BAM x 51.6 = 15,480 ALL
Pensioni më i ulët për 15–20 vite shërbimi:
360 BAM x 51.6 = 18,576 ALL
Pensioni më i ulët për 20–30 vite shërbimi:
420.9 BAM x 51.6 ≈ 21,715 ALL
Pensioni më i ulët për 30–40 vite shërbimi:
481 BAM x 51.6 ≈ 24,800 ALL
Pensioni më i ulët për mbi 40 vite shërbimi:
601.35 BAM x 51.6 ≈ 31,040 ALL
Pensioni më i lartë në RS:
3,228.6 BAM x 51.6 ≈ 166,588 ALL
2. Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH)
Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi:
565.18 BAM x 51.6 ≈ 29,164 ALL
Pensioni më i lartë në FBiH:
2,800 BAM x 51.6 ≈ 144,480 ALL
Këto janë përllogaritjet e përafërta të pensioneve në lekë shqiptare për të dyja njësitë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Exit mobile version