Skenari i Zi i Ramës, Shalsit e Braçes për ta kthyer Kontrollin e Lartë të Shtetit në një audit të brendshëm të qeverisë

Prej muajit prill 2024, kryeministri Edi Rama ka hedhur në sulm,  Eduard Shalsin e tij të famshëm të pazareve me monopolistët; për të kapur e marrë nën kontroll Kontrollin e Lartë të Shtetit, nëpërmjet një n/komisioni dhe ligji anti-kushtetues e mafioz.

Kundër këtij skenari, u bënë reagime nga KLSH, ekspertët, mediat e partnerët SHBA-BE, por në datën 18 korrik 2024, Eduard Shalsi miratoi draftin e qeverisë, ndërsa në datën 25 korrik e miratoi bashkë me PD-në, duke shtuar propozimet e Eduard Shalsit e Erion Braçes.

Ky është një ligj, i sajuar nga kryeministri Edi Rama dhe mafia ekonomike-financiare e lidhur me fondet e pasuritë shtetërore, që do bllokojnë veprimtarinë e pavarur të KLSH-së nëpërmjet n/komisionit “Shalsi”, si e vetmja mundësi për të vazhduar vjedhjet pa u përballur drejtësinë.

N/komisioni do kontrollojë paraprakisht, planifikimet e auditimeve që do kryejë KLSH; do informohet e diktojë për emrat e audituesve që do kontrollojnë; do vihet në dijeni për çfarë objekti do jenë kontrollet në institucionet e entet shtetërore, dhe paraqitjen e raporteve audituese te Edi Shalsi, para se ato të miratohen e bëhen publike.

N/komisioni parlamentar i PS-së dhe prapa kuintave edhe i PD-së, nën maskën e gjoja paanshmërisë e zbatimit të ligjit, do ketë dhe të drejtën të diktojë veprimtarinë e KLSH-së në çdo hap të praktikave e procedurave, që do të thotë diktat i plotë.

Kjo e drejtë, shkon deri te përcaktimi, se për cilët zyrtarë shteti duhen rekomanduar masa administrative, dhe nëse duhen çuar apo jo në organet e drejtësisë, paçka se KLSH është institucion kushtetues me tagër e status të plotë pavarësie.

Me këtë skenar, kryeministri Edi Rama synon të marrë peng, ta kthejë e ta përdorë KLSH-në, siç ka përdorur prej 12 vitesh, Drejtorinë e Auditit të Brendshëm në kryeministri dhe në nëpër ministri, drejtoritë qendrore, bashkitë, Dogana, Tatime, OSHEE, KESH, ARRSH, OST, Hekurudhë etj., ku zyrat e auditeve fshehin vjedhjet e nuk bëjnë kallëzime në SPAK.

Sipas të dhënave, vetëm në vitet 2021-2024, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar e ka çuar në organet e drejtësisë, vjedhjet e 3 miliardë Euro me tenderë, ankande, shtime vlere kontratash, koncesione, kontrata qiraja, shpenzime luksi, shitje e dhurime të pasurive publike dhe mos kryerje investimesh publike sipas projekteve.

Sipas kushtetutës e ligjit, të vetmin detyrim që ka KLSH-ja ndaj parlamentit, është paraqitja në Komisionion e Ekonomi-financave e në çdo komision që kërkohet; si dhe raportimi vjetor në parlament, për veprimtarinë e auditeve si statistikë e propozime për ndryshime ligjore.

Por Babloku, me ministrat, drejtorët dhe me ata që zhvat miliardat e pasuritë publike, duan ta kenë KLSH-në nën kontroll, për të mos u nxjerrë, për të mos u bërë publike dhe për të mos ua çuar vjedhjet në tavolinën e drejtësisë./Pamfleti

Exit mobile version