Edi Rama e mbajti fjalën, prokurori Ndoja u ndëshkua me…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili ka mbajtur edhe postimin e ministrit të Shëndetësisë në mandatin e parë të Ramës, ka reaguar pas plagosjes së prokurorit Arjan Ndoja në një atentat në Durrës.

Me anë të një postimi Vasili shkruan se Rama dhe krimi përherë e mbajnë fjalën, sa herë ata të kërcënojnë, të ndëshkojnë me plumb.

Postimi i Vasilit

Edi Rama e mbajti fjalen, prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpëtonte ndëshkimit.

Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fjala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile.

Exit mobile version