Gazetari i njohur Basir Çollaku, duke iu referuar atentatit të sotëm në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë ndodheshin me të në makinë, shkruan në një shënim në profilin e tij në fcb, se kryeministri Rama i bëri Vettingun prokurorit me kallashnikov.
Çollaku u referohet këtu përplasjes që Rama dhe zëvendësi i tij Braçe patën me prokurorin vetëm dy javë më parë për shkak se Ndoja çoi një dosje në gjykatë për drejtuesin e Kadastrës Liridon Pula, ku kërkonte dënimin e këtij të fundit.
“Vetting me kallashnikov nga Edi Rama ndaj Prokurorit Ndoja… pasi ka perfunduar ne ekipi drejtues i PS Durres… Baterdi…”, shkruan Çollaku në shënimin e tij.
Emri i prokurorit të Durrësit është lakuar pak kohë më parë, duke u vënë në qendër të sulmeve nga qeveria.
Kjo pasi, prokurori firmosi urdhër-arrestimin ndaj Liridon Pulës, ish-kreut të Kadstrës në Durrës.
Arrestimi i Liridon Pulës sollën ndërhyrjen e politikës në këtë proces. Me deklaratat e tyre, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe kanë hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes dhe gjykatëses që pranoi masën e “arrestit me burg” për Pulën.