“Edi Rama është aty për shkak se u ka mohuar qytetarëve të caktojnë me votën e tyre deputetin që do t’i përfaqësojë”/ Basha: Ky sistem nuk funksionon, është kthyer në gjëmb për shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh në Sarandë se “Edi Rama është aty për shkak se u ka mohuar qytetarëve të caktojnë me votën e tyre deputetin që do t’i përfaqësojë.”

Më tej ai tha se “detyra e parë e një force politike që pretendon se flet në emër të njerëzve dhe i shërben interesave të njerëzve, duhet të thotë që ky sistem jo vetëm që nuk funksionon por është kthyer në gjëmb për shqiptarët”.

“Përditë në konferenca për shtyp, në takimet tona u drejtoj pyetje përmes medias se pse kanë frikë t’i përgjigjen qytetarëve nëse janë për lista të hapura apo jo? Pse kanë frikë ta bëjnë këtë debat? Edi Rama është aty për shkak se u ka mohuar qytetarëve të caktojnë me votën e tyre deputetin që do t’i përfaqësojë. Detyra e parë e një force politike që pretendon se flet në emër të njerëzve dhe i shërben interesave të njerëzve, duhet të thotë që ky sistem jo vetëm që nuk funksionon por është kthyer në gjëmb për shqiptarët. Përgjigjja jonë vjen si vokacion i të gjithë shqiptarëve, deputetin ta zgjedhin vet ndaj duhen listat e hapura. Po kështu dhe votimi dhe numërimi elektronik, për të shmangur probleme që janë bërë mullar në këto zgjedhje dhe që kanë degjeneruar edhe vet procesin zgjedhor. Po kështu vota për emigrantët. Se kush më shumë sesa Saranda e di fare mirë se për çdo familje ka të paktën një jashtë. Si dhe Shqipëria një zonë elektorale për t’i dhënë barazi votës. Janë plotësisht të mundshme.” – tha kreu demokrat.

Basha, gjithashtu, tha se “deputetët duhet të kenë të njëjtat të drejta por dhe të njëjtën barazi para ligjit njësoj si qytetarët e tjerë. Prandaj kemi çuar në Kuvend dhe po e mbajnë prej kohësh, propozimin tonë për heqjen e imunitetit. U kemi dhënë një zgjidhje e cila përfshin edhe nënshkrimin vullnetar të çdo deputeti për të zbuluar kështu se kush i druhet drejtësisë dhe kush jo”.

Exit mobile version