Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, i përgjigjet Pëllumbit: Reformën Zgjedhore nuk e duan ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve

Pas deklaratës së deputetit të PS-së, Arben Pëllumbi, se është opozita ajo që po bllokon punën në Komisionin e Reformës Zgjedhore, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së PD, Orjola Pampuri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Pampuri shprehet se “nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve”.

Më tej deputetja e PD shprehet se “rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84”.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetes së PD, Orjola Pampuri:

Nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.

Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.

Rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84.

Exit mobile version