Edi Rama përgjegjës për faturat qindra milionë euro në Arbitrazh. SPAK të hetojë kryeministrin në ikje!

Ledina Mandija
ish-Avokate e Shtetit

Qeveria nga dita që erdhi në pushtet zbatoi një axhende të paramenduar, prishi kontrata, hoqi liçensat, apo sipas rastit mbylli me marrëveshje të paligjshme, çështjet në arbitrazh.

Qeveria emëroi në stukturat shtetërore të arbitrazhit individë në konflikt të pastër interesi që nuk mbrojtën interesat e shtetit. Zyrtarë të lartë e shfrytëzuan arbitrazhin ndërkombëtar si një mundësi që do të përmbyllte çdo negociatë korruptive, çdo zgjidhje kontrate, heqje liçense në shkelje të ligjit.

Qeveria në asnjë rast nuk bëri transparence për çështjet e arbitrazhit, duke e justifikuar me mburojën e “konfidencialitetit”. ASH deklaroi publikisht se klient kishte veç ‘shtetin’ dhe i mohoi të drejtën e informimit deputetëve dhe presidentit.

Kryeministri sot pretendon se nuk ka asnjë çështje të humbur, ndërkohë që ka disa të tilla të bëra publike nga vetë kompanitë gjyqfituese.

Pa negociata, pa praninë e avokatëve ndërkombëtarë të konktraktuar si dhe duke shpërfillur vlerësimet financiare të përgatitura nga ekpertë ndërkombëtarë të paguar me paratë e taksapaguesve, përmes një marrëveshje të paligjshme, të çertifikuar në Parlament, në korrik të 2014 u paguan 95,5 mil Euro për ÇEZ.as, iu falën 320 mil euro detyrime dhe 500 mil Euro dëmshpërblim, i vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtar.

Në 7 vjet qeverisje të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh si: Avax me 2,5 mil Euro; JV me 900 000 Euro etj; 250 mil Euro detyrim ndaj Bankers Petroleum AL. Lista është shumë e gjatë dhe do ia dëgjojmë zërin si në rastin e Bechettit dhe Actor. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 mil Euro u rregjistrua në arbitrazh të investimeve, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani.

BKH dhe SPAK kanë detyrimin të hetojnë në lidhje me të gjitha proceset në arbitrazhin ndërkombëtar duke filluar nga ndjekja e kontratave, caktimi i arbitrave e avokatëve deri në ekzekutimet përfundimtare të vendimeve të arbitrazhit.

Artikulli paraprakBasha: Qeveria t’i çojë te qytetarët dhe biznesi lekët që ndan me një grup oligarkësh
Artikulli tjetërAnëtari i Komisionit të Vlerësimit tregon çfarë do të ndodhë me ata që u eleminuan nga gara e PD për deputet