“Eksod 99”/ Kukësi përkujton mikpritjen e 19 viteve më parë

Sot në Kosovë përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve. Gjatë luftës rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë.
Gjatë ditës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, konferenca shkencore, ekspozitë fotografike.
Ndërkohë në këtë ditë të shënuar, Behgjet Pacolli do të shpallet nderi i qarkut dhe Qytetar Nderi i Kukësit.
Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë “Eksod 99”. Një grup shqiptarësh nga Mitrovica kanë marshuar simbolikisht në këtë ditë dhe po i afrohen pikës kufitare në Morinë.

‘Nderi i Qarkut’, Pacolli nderohet në Kukës
Në 19 vjetorin e eksodit te shiptarëve nga Kosova në Kukës, ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit dhe qyteti i njohur botërisht për mikpritjen e shqiptarëve nga Kosova, titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.
“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, bëri të ditur kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu gjatë ceremoninë ku ishte e pranishme edhe deputetja Mimi Kodheli.
Sipas një njoftimi të MPJ-së, ministri dhe numri dy i qeverisë së saj, Behgjet Pacolli, do të qëndronte në Kukës, gjatë pjesës së parë të ditës, ku do të marrë dy mirënjohje nga qyteti dhe qarku i Kukës-Has-Tropojë, nominuar në vitin 2000 për çmimin Nobel për Paqen për mikpritjen që i dha bashkëkombësve të vet kosovarë, larguar nga tmerret e luftës.
16 prilli është dita kur ky qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve. Ministri i Jashtëm Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.

auto kukes pacolli1523869333

Exit mobile version