Shpërthen protesta edhe në Fier, biznesi i vogël ul qepenat kundër taksave të larta

Tregtarët e Fierit janë hedhur në protesrtë sot para prefekturës kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Ata thonë se është e pamundur t’i përballojmë rritjen e taksave, ndërkohë që kjo do të ketë efekt edhe tek qytetarët. Tregtarët mbajnë në duar pankarta.
Në mbështetje të tyre janë edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe LSI. Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi shprehet në një prononcim për Report Tv se sot në protestë janë të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë.
Javën e kaluar u zhvillua protesta e parë e biznesit të vogël në disa qytete në vend, që kulmoi me uljen e qepenave për një orë.
|Jemi në mbështetje të biznesit të vogël, protesta është organizuar nga vetë biznesi para prefekturës për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH, por jemi edhe për të denoncuar padrejtësitë dhe korrupsionin e tatimorëve.
Në Fier janë 4166 biznese të vogla, nga këta deri 500 janë futur, ndërsa pjesa tjetër do të futen pjesë- pjesë duke i mashtruar. Ka raste që janë futur biznese me xhiro më të madhe dhe ato me xhiro më të vogël janë lënë jashtë. Biznesi është i gjithë në protestë deri në anulimin e përfshirjes së taksës. Në protestë janë të gjithë të majtë dhe të djathtë. Do të dorëzojmë licencat, mosbindje civile nuk do të paguajmë taksat”, tha ai.
Biznesi i vogël dhe i mesëm po fillon të ulë qepenat për të kundërshtuar futjen në TVSH. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, në një intervistë për Ora Neës shprehu bindjen për një solidarizim të biznesit.
Albert Nasto: Secili do të mbyllë qepenët për veten e vet, familjen dhe të ardhmen e familjes së vet. Jemi të bindur se kësaj greve do të bashkohet gjithë biznesi i mesëm dhe i vogël, por edhe biznesi në në përgjjthësi që ka kaq shumë probleme në vendin tonë nga gjobat dhe terrori. Sipas Nastos, qeveria dhe Kryeministri duhet të tërhiqen nga ky vendim duke e konsideruar një “tërmet” për biznesin.

Exit mobile version