Johanna Deimel
Ndryshimet e kufijve kanë qenë gjithmonë një vijë e kuqe për BE-në dhe Uashingtonin. Atashimi i Preshevës përmendur nga presidenti Thaçi “me një taktikë retorike” faktikisht do të thotë shkëmbim territoresh me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin: për Maqedoninë, që sapo ka marrë ftesën e antarësimit në NATO, për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe për serbët, që jetojnë në jug të lumit Ibar në Kosovë.
Një destabilizim nuk mund dhe nuk duhet të jetë në interesin e BE-së dhe të vendeve anëtare të tij dhe as në rajon. Tani kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga pavarësia e Kosovës rikthimi tek ideja e atashimit të Preshevës dhe heqjes dorë prej veriut të Kosovës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm – madje edhe provokues. Nëse vërtetë pas dyerve të mbyllura në Uashington zhvillohen bisedime serioze për një shkëmbim territoresh, atëherë Brukseli do të humbiste kontrollin. Kjo do të kishte si pasojë dështimin e të gjitha përpjekjeve të nismave në frymën evropiane për vendosjen e ekuilibrave dhe afrimin – duke përfshirë këtu edhe vet dialogun e Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës.
Zyrtarë të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë nuk kanë dashur ta komentojnë opsionin e ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territorit me Serbinë. Ndërsa në Ambasadën Gjermane janë shprehur kundër ndarjes me arsyetimin se një gjë e tillë krijon
potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur deklarime të shumta rreth opsionit tAë ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territoreve me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka vendosur të mos deklarohet rreth këtij opsioni. Të pyetur nëse ShBA-ja mbështet opsionin e ndarjes, duke mos saktësuar, zyrtarët e Ambasadës në fjalë kanë ripërsëritur deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, i cili ditë më parë tha se Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj dhe të përpiqet të arrijë një konsensus rreth tyre.
Pavarësisht kësaj, Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur qëndrimin e saj, duke lënë të nënkuptohet se qëndron kundër ndarjes së Kosovës.
Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pohuar se çështja e Luginës së Preshevës mund të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel. Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës, të cilët kanë vlerësuar se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës në vend kanë thënë se në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti territorial i Kosovës.
Gjermania, kundër ndarjes së Kosovës
Të pyetur nga nëse ShBA-ja e mbështet opsionin e ndarjes ose një marrëveshje të mundshme mes të dyja shteteve, e cila do të mundë të arrihej me ndarje ose me shkëmbim territoresh, nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, duke mos folur rreth kësaj, kanë ripërsëritur qëndrimin e ambasadorit dhënë ditë më parë.
Autorja, eksperte për Ballkanin dhe nëndrejtore e Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore