Kosova nuk do të ndahet pse Thaçi i trembet burgut nga Gjykata Speciale!

Hashim Thaçi duket se në premtim apo panik për arrestimin e tij nga ngritja e Gjykatës Speciale është i gatshëm të provokokojë një luftë të re me pretendimin e korrigjimit të kufijve.
‘Një luftë e re duke promovuar një ide të Vuçiç’ siç e tha edhe ish-zyrtari i SHBA-së Daniel Server, mund të shikohet si shpëtim për Thaçin që prej kohesh në Kosovë po flitet për arrestimin e tij për krime pas lufte ndaj funksionarëve të LDK.
Hashim Thaçi që dikur mburrej lokaleve të Tiranes se si kishte bllokuar vizitën e Sali Berishës në Kosovë duke bindur Kushner se mund ta vrisnin, sot gënjente duke ja atribuuar këtë bllokim vizite në vitin 1999, Presidentit Ibrahim Rugova, kur në fakt ishte ky i fundit që kishte ftuar Sali Berishën.
Thaçi që deri dje ishte dakord të dekoronte Sali Berishën, sot ka folur duke aluduar e duke për të përcjellë akuza që dikur i bënte Sheshel.
Por Hashim Thaçi nuk guxon të thotë asnjë fjalë për kryeministrin e tij që ka thënë:
Një ndarje e re do të thotë luftë, dhe Kosova nuk ka asnjë copë tokë për të dhënë.
Reagimi i Hashim Thaçit sot, përfundimisht i heq maskën.
Dy pyetje që Hashim Thaçi nuk i jep përgjigje:
Pse nuk e komenton Daniel Server, që thotë se një korrigjim kufijsh do të thotë ndarje e Kosovës, dhe një ndarje tjetër sjell sërish luftë?
E dyta, çfarë bisedoi me Alex Soros, dhe pse nuk i përgjigjet Ramush Haradinajt?
Më poshtë keni edhe shkrimin e Hashim Thaçit të botuar në Facebook, që më shumë se i tij duket sikur është shkruar në plazhet e Shqipërisë nga Fuga i Edi Ramës dhe dërguar Thaçit me porosi nga Sorosi i vogël.
Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në

mënyrë paqësore.
Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.
Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.
Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.
Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.
Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.
Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.
Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.
Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.
“HTH”

Exit mobile version