Ekzekutimi për borxhin, 5 të arrestuar në Itali, mes tyre 2 shqiptarë

Policia e Astit në Itali arrestoi 5 persona, të cilët akuzohen për një vrasje, mes tyre 2 shqiptarë. Vrasja e Françesko Indino ndodhi në 25 qershor të 2015-ës në Asti. Trupi i 52-vjeçarit u gjet pranë kamionit të tij, ndërsa dyshohet se u vra nga dikush me armë zjarri pas shpine.
Mediat italiane raportojnë se nga hetimet e policisë, rezulton se krimi i rëndë ka qenë i paramenduar. Në vrasje u përfshinë 3 italianë, njëri prej tyre pronar i viktimës, si dhe dy shqiptarë, të gjithë me precedentë të mëparshëm penale.
Hetimet e kryera nga policia bënë të mundur, pas përgjimeve të personave në fjalë, të rindërtohej skena e krimit dhe u provua se kush ishte urdhëruesi i vrasjes. Po ashtu u bë e ditur se vrasja kishte ndodhur, pasi viktima nuk i kishte paguar një borxh punëdhënësit të tij. Tashmë 5 të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen për veprën penale ‘Vrasje’.

Artikulli paraprakBasha me investitorët italianë: Do kemi taksat më të ulëta në 26 vite
Artikulli tjetërSi u vra me disa plumba në kokë gruaja shqiptare në Athinë