Gazeta Spanjolle ‘El Pais” i ka kushtuar një reportazh bosit të drogës Klement Balilit. Në hyrje të këtij artikulli, Saranda është cilësuar si qyteti i ‘panjohur’ i Shqipërisë, i cili ndodhet vetëm dy milje detare larg ishullit grek të Korfuzit.
“Bie në sy vargu i hoteleve dhe apartamenteve turistike, të cilat gëlojnë gjatë sezonit turistik të verës. Por muajt e fundit, Saranda nuk ka tërhequr vëmendjen si një destinacion pushimi. Qyteti është kthyer në epiqendrën e një rrjeti të trafikimit të drogës dhe kapiteni është një farë Klement Balili.
Dikur drejtor i Transportit të Sarandës, i dyshuar për lidhje të forta me sferat e larta politike dhe administrative të vendit. Shpallja në kërkim u bë në 15 maj të vitit që lamë nga Greqia. Urdhëri për arrestim u dha nga Athina kundër “zotit të madh të drogës në Ballkan”.
Ky arrestim ka helmuar përsëri marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat kurrë nuk kanë qenë të karakterizuara nga përzemërsia.
Kompleksitetin në këtë marrëdhënie fqinjësie e shton prania e një minoriteti grek në territorin shqiptar, si dhe përleshjet e herëpashershme për çështjet kufitare.
Për t’u rikthyer sërisht tek Balili, për vendndodhjen e së cilit nuk dihet asgjë. Media greke ka përdorur tituj hiperbolikë në transmetimin e lajmeve, duke e cilësuar Balilin si “Pablo Escobar i Ballkanit”, nga ana e CNN Greqia, që ka theksuar në mënyrë të ripërsëritur se Balili ka gëzuar mbrojtje të veçantë dhe “kontakte me politikanë të lartë”.
Ambasada shqiptare në Athinë mohoi këtë informacion. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Shqipërisë u cilësua si një nga mbrojtësit e Balilit. Menjëherë pas publikimit të lajmit doli në dritë edhe një video demaskuese e ministrit të Financave, i cili kishte marrë pjesë në hapjen e një hoteli luksoz në pronësi të Balilit.
Në nëntor, prokurorët shqiptarë morën nga Greqia një dosje të rëndë prej 10.000 faqesh, për aktivitetet e Balilit dhe një muaj më vonë, kreu i CIA-s, John Brennan, mbërriti në Tiranë.
Kjo vizitë interpretohet si një mesazh i fshehur ndaj autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar në operacionet ndërkombëtare kundër trafikut të drogës. Pavarësisht bastisjeve të policisë, Balili vazhdon të jetë i humbur. Nga të gjitha profecitë për stabilitetin në Ballkan mbetet ende shumë për të dalë nga bataku gjeopolitik”, përfundon artikullin “El Pais”.
Rruga legale për të blerë një pasaportë të Bashkimit Europian
A keni pyetur ndonjëherë se sa kushton pajisja me pasaportë evropiane në mënyrë legale? “Austria, Hungaria dhe Portugalia kërkojnë me të vërtetë shuma modeste që të bëheni qytetar i tyre”, shkruajnë mediumet transmeton Gazeta “Lajm”.
Pasaportat e vendeve të BE-së edhe më tej mbeten atraktive për shkak të mundësisë për të punuar në shumicën e vendeve të BE-së pa viza pune. Më poshtë ju sjellim disa shembuj se si mund të merrni shtetësi dhe pasaportë të disa prej vendeve anëtare të BE-së.
QIPRO
Nëse dëshironi të bëheni qytetar i Qipros duhet të investoni së paku 3 milionë euro në këtë vend. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar kryesisht milionerët rusë, sepse është pak e paarritshme për qytetarët e thjeshtë.
IRLANDË
Pajisja me shtetësi të Irlandës kushton “vetëm” 500 mijë euro, mjete të cilat duhet t’i investoni në ndonjë projekt publik nga sfera e arsimit, shëndetësisë, artit ose sportit.
PORTUGALIA
Ky vend ofron mundësi për pajisje me pasaportë evropiane përmes blerjes së patundshmërive. Nëse bleni patundshmëri në vlerë prej 160 mijë eurove, pasaportën e Portugalisë do ta keni në xhep. Kjo masë pritet të implementohet edhe në Spanjë.
HUNGARIA
Që të pajiseni me shtetësi hungareze, nevojitet të blini numër të caktuar Bono Thesari shtetërore. Ato paraqesin vërtetim se, blerësi i ka paguar editorit shumë të caktuar parash. Këtë masë e kanë shfrytëzuar shumë shtetas të Indisë, Rusisë dhe Kinës.