Elbasani qyteti i Arsimit, pa muze arsimi – ja çfarë propozon kandidatja për deputete Mirela Karabina

Qyteti i Elbasanit, i njohur tradicionalisht si qyteti i arsimit dhe kulturës, përballet sot me mungesën e një muzeu të arsimit dhe degradimin e objekteve ikonë të historisë së tij.

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka shprehur shqetësimin se institucione të rëndësishme arsimore dhe kulturore janë lënë në harresë dhe po degradojnë dita-ditës.

Në një reagim publik, Karabina thekson se Kalaja e Elbasanit, e cila daton 2000 vjet më parë, po humbet autenticitetin për shkak të ndërtimeve moderne që nuk përputhen me arkitekturën historike të zonës. Po ashtu, ndërtesat simbol të arsimit, si “Normalja” e Elbasanit, ish-shkollat “Kostandin Kristoforidhi”, “Dhimitër Tushpina” dhe “Ahmet Dakli”, janë në gjendje të rëndë degradimi dhe nuk janë të evidentuara në asnjë formë për rëndësinë e tyre historike.

“Elbasani qytet i arsimit, por sot është pa një muze të arsimit,” u shpreh Karabina, duke nënvizuar nevojën për të rivitalizuar zonën e Kalasë dhe për të ngritur një Muze të Arsimit, që do të ruajë dhe përcjellë historinë dhe identitetin e pasur kulturor dhe arsimor të qytetit te brezat e ardhshëm.

Postimi i Plotë:

Degradimi i objekteve historike dhe mungesa e kujdesit institucional janë probleme që prekin shumë asete të trashëgimisë në Elbasan.
Kalaja e Elbasanit që daton 2000 vjet më parë, ka një histori të pasur dhe është një nga simbolet kryesore të qytetit. Megjithatë, ndërtimet brenda saj kanë dëmtuar autenticitetin dhe karakterin historik të zonës. Edhe Kalaja nuk i ka shpëtuar godtijes së trashëgimisë duke lejuar ndërtime moderne që nuk përputhen me arkitekturën e vjetër.
Elbasani qytet i arsimit, por sot është pa një muze të arsimit.
Ndërtesa ikonë të qytetit brenda në Kala, pjesë e identitetit të Elbasanit, janë lënë në mëshirë të kohës. Një nga ndërtesat ka qenë prej vitesh “Normalja” e Elbasanit, më vonë ish shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ish “ Dhimitër Tushpina” e ish “ Ahmet Dakli’ janë ndërtesa në degradim dhe nuk i evidentohen më dot si të tilla, nuk sheh askund një pllakatë apo shkrim identifikues.
Si institucione arsimore me histori të gjatë dhe me rëndësi kombëtare, është për të ardhur keq që janë lënë në një gjendje të mjerueshme.
Këto shkolla kanë nxjerrë nxënës të shkëlqyer, mësues dhe intelektualë të shumtë dhe meritojnë kujdes të veçantë.
Historia, trashëgimia e vyer në arsim e kulturë e qytetit të Elbasanit janë lënë në mëshirë të kohës.
Elbasani meriton vëmendje

Exit mobile version