Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Elvisa Drishti, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Shkodrës, ka dhënë një mesazh të qartë për votuesit e zonës së saj: Shkodra ka ardhur koha të përfaqësohet me dije, dinjitet dhe integritet.
Drishti shprehet se Koalicioni Euroatlantik është një alternativë që nuk sjell premtime të bukura, por ofron përfaqësim të ndershëm dhe realist, të mbështetur në vlera dhe në lidhjen e fortë me komunitetin.
“Në këtë koalicion nuk ka vend për karrieristë të rastësishëm apo figura të importuara me flamur partiak – por për njerëz që njohin realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone”, thekson ajo, duke u distancuar nga praktikat e vjetra të politikës që sipas saj kanë mbajtur peng Shkodrën për vite me radhë.
Drishti vë në dukje se qytetarët e Shkodrës kanë për herë të parë në dorë një skuadër që përfaqëson jo vetëm profesionalizëm dhe ndershmëri, por edhe një vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe drejtësi sociale.
“Unë jam krenare me këtë skuadër dhe jam e bindun se KEA përfaqëson frymën që i duhet sot Shkodrës. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet, por për të nisur një epokë të re përfaqësimi e ndryshimi”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i Elvisa Drishtit, kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës:
Zgjidh KEA – VOTO NUMRIN 4️⃣
Shqipëria meriton më shumë
Zgjidh Elvisa Drishtin – për një Shkodër që përfaqësohet me dije dhe dinjitet
#4 #KoalicioniEuroatlantik #ShqipëriaMeritonMëShumë
Demokratët Euroatlantikë
Pse besoj se Koalicioni Euro-Atlantik asht zgjedhja ma e mirë për Shkodrën?
Sepse për herë të parë, qytetarët e qarkut kanë një skuadër me përfaqësues të mirëfilltë, me rrënjë të forta në komunitet dhe me përgatitje të thellë profesionale e morale. Në këtë koalicion nuk ka vend për karrieristë të rastësishëm apo figura të importuara me flamur partiak – por për njerëz që njohin realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone.
Koalicioni Euro-Atlantik nuk ofron premtime boshe. Ai sjell një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, drejtësi sociale dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvend, duke e vendosur qytetarin në qendër të politikës.
Kjo është zgjedhja e atyne që besojnë te meritokracia, integriteti dhe vlerat euroatlantike – dhe që nuk pranojnë më të mbeten peng i një politike të vjetër që e ka zhgënjyer Shkodrën për shumë vite.
Unë jam krenare me këtë skuadër dhe jam e bindun se KEA përfaqëson frymën që i duhet sot Shkodrës. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet, por për të nisur një epokë të re përfaqësimi e ndryshimi.
Ne jemi ̈ ̈
Ne jemi
Ne besojmë te ̈
Voto
Voto nr 4️⃣
#KEA2025 #ShkodraZgjohet
#MeritokraciJoMediokritet #ZëriQytetarit