Mirela Karabina: Elbasani i vërtetë dhe realiteti propagandistik i Edi Ramës

Nga Mirela Karabina

Edi Rama erdhi ne Elbasan, por në vend të qytetarëve të lirë, ai mblodhi turma të detyruara dhe qytetarë të heshtur nga frika apo varësia për të duartrokitur propagandën dhe përralllat e tij me Europën.

Rama injoroi realitetin, shpërfilli qytetarët, dhunoi adminstratën dhe përdori nxënësit dhe mësuesit.

Sot Elbasanin, si asnjëherë më parë, e ka mbytur zymtësia, rinia po ikën, pallate e lagje po boshatisen, fabrika mbyllen, papunësia është në rritje, pakënaqësia dhe revolta ndaj Ramës dhe pushtetit të korruptuar të tij është e lartë dhe shpresa e vakët.

Por në realitetin paralel të Edi Ramës çdo gjë është në rregull. Ai flet për “zhvillim”, por qyteti është më i varfër se kurrë; ai flet për “punësim”, por të rinjtë janë në radhë për të ikur; ai flet për “shtet” por korrupsioni është në çdo ind; ai fle për “shtet social” por shtresat vunerabël janë më të varfra se kurrë; ai flet për gratë por nënat kryefamiljare janë në betejë të vetme dhe të harruara nga shteti; ai flet shumë e shumë, por jo për qytetarët dhe hallet e tyre.

Kush e voton Edi Ramën dhe PS?
Kjo është pyetja.

Në 11 maj shpërfillja dhe dhuna ndaj qytetarit nga ky pushtet dhe revolta ndaj e tij, zgjedhja e Elbasanit do të jetë:
dinjiteti dhe jo mashtrimi, shpresa dhe jo frika, Shqipëria dhe jo Edi Rama.

Votoni Koalicionin Euroatlantik si alternativën më të besueshme që do t’i rikthejë punë, dinjitet, dhe
zhvillim të Elbasanit.

#BesoteShqipëria.
#BesoteElbasani
#Voto4 #VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoMirelaKarabina.

 

Foto: Rama në pallatin e sportit me adminstratën dhe qytetarë të varësuar e frikësuar.

 

Foto: nxënësit e shkollave duke shkuar te Parku Rinia me vizatime në duar, ku i pranishëm ishte dhe Rama.

Exit mobile version