Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Endri Hasa, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Elbasanit, ngre alarmin për një nga plagët më të mëdha të vendit: korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik. Ai e cilëson ndalimin e vjedhjes së shqiptarëve si një emergjencë kombëtare dhe shprehet se qeverisja e deritanishme ka shkatërruar financat publike.
“Matematika e Ramës ka qenë një gropë e madhe për buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Shokët e tij tek 313 janë përgjigja më e saktë se si është qeverisur Shqipëria në 12 vitet e tij,” – u shpreh Hasa në një deklaratë për mediat.
Hasa dhe Koalicioni Euroatlantik vijnë në këto zgjedhje me një plan të qartë ekonomik, i cili synon të vendosë ekonominë në funksion të qytetarëve dhe të ndihmojë shtresat e mesme e sipërmarrjen vendase. Ja disa nga pikat kryesore të programit:
Taksa e sheshtë 9%, si një mënyrë për të thjeshtuar sistemin fiskal dhe për të nxitur investimet.
Tatim 0% për pagat nën minimumin jetik, duke garantuar lehtësim për familjet në nevojë dhe të ardhura më të larta neto.
Tatim 9% për fitimin e bizneseve, me përjashtim të bizneseve të vogla që do të mbështeten për të rritur punësimin.
5 milion euro në grante për gratë sipërmarrëse, me synimin për të krijuar 1,000 biznese të reja.
Lehtësi fiskale për punësimin e grave dhe vajzave, si pjesë e një politike të qartë për fuqizimin e rolit të tyre në ekonomi.
“Beso te Shqipëria,” – është mesazhi i Endri Hasës për qytetarët, duke i ftuar të votojnë për një alternativë të qartë dhe të besueshme, që synon zhvillimin ekonomik, transparencën dhe mirëqenien e çdo qytetari.
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik. Voto Endri Hasa – Qarku Elbasan.
Të plotë:
Ndalimi i vjedhjes së shqiptarëve dhe korrupsionit është emergjencë kombëtare
Matematika e Ramës ka qenë një gropë e madhe për buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Shokët e tij tek 313 janë përgjigja më e saktë se si është qeverisur Shqipëria në 12 vitet e tij.
Më 11 maj beso te Shqipëria dhe Voto nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik. Ne kemi një plan të detajuar se si ta kthejmë ekonominë në shërbim të qytetarëve:
✅ • Taksa e sheshtë 9%
✅ • Tatim 9% mbi të ardhurat personale mbi minimumin jetik (për pagat nën minimumin jetik – 0% tatim)
✅ • Tatim 9% mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël)
✅ • 5 milion euro në formë grantesh për krijimin e 1,000 bizneseve të reja nga gratë sipërmarrëse
✅ • Lehtësi për bizneset që punësojnë gra dhe vajza
Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa