Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj situatës politike dhe fushatës zgjedhore, duke theksuar kontrastin mes vizionit të koalicionit që përfaqëson dhe mënyrës si kanë qeverisur kundërshtarët politikë.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Hasa shprehet:
“Ata bëjnë cirk, ne qasemi te qytetarët me alternativë dhe program. Ata i kanë vjedhur sa herë i kanë qeverisur, ne i kemi ofruar vetëm prosperitet dhe qasje proeuropiane.”
Ai shton se programi i Koalicionit Euroatlantik është ndërtuar për të garantuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndershme për çdo shqiptar, duke ndalur shpërdorimin e pasurive publike dhe duke ofruar zgjidhje të qarta dhe të zbatueshme për sfidat që vendi përballet.
✒️“Programi i Koalicionit Euroatlantik, paratë dhe pronat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e shokëve të Ramës, por do t’u ofrojë shqiptarëve një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme.”
Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa
#EndriHasa #VotoNr4 #KoalicioniEuroatlantik #BesoTeShqiperia #KEA #ElbasaniVoton #Zgjedhjet2025