Endri Tafani: Fati politik tragjik i të riut Salianji dhe shakatë pa kripë të ‘pleqëve’ të tranzicionit

Nga Endri Tafani

“Shakatë” e Ylli Rakipit dje drejtuar Salianjit duke i thënë “Burgu për burra është” dhe “Shyqyr nuk të morën, shpëtuam se do bëjmë dhe emisionin” ishin të një niveli shumë të ulët dhe të pështira.
Situata personale e Salianjit është dëshpëruese. Imagjinoni sa mendime I kalojnë në koke këto momente. Imagjinoni stresin e një të riu që bie në burg për politikë, në mënyrë të padrejtë, e ndërkohë pleqtë qeshin.
Ashtu siç mund të kenë nënqeshur me vete “të vjetrit” e PD kur “si favor” ia lanë në dorë atij të sulmonte personalisht një nga personazhet më të fortë politik të PS.
Ashtu siç mund të kenë nënqeshur me vete “të vjetrit” e PS, bashkë me “të vjetrit” e Policisë dhe “të vjetrit” e krimit kur ia kthyen mbrapsht gjithë situatën.
Fati i Salianjit është tragjik, i ngjashëm me atë të Shqipërisë. Në një vend ku “të vjetrit” kanë në dorë gjithshka, ku “të vjetrit” kanë ndërtuar një mekanizëm që punon vetëm për ta. Një mekanizëm ku të rinjtë duhet vetëm t’u lepihen apo të veprojnë si thonë ata “të vjetrit”.
E nëse dikush bie pre e këtij mekanizmi, duhet të durosh dhe shakatë pa kripë “të pleqve”.
Nuk është e habitshme që të rinjtë e braktisin këtë vend. Çfarëdo vuajtje mund të kenë në emigrim është më e lehtë se alternativa, që të vuash mbi kurriz batutat “e pleqve” që kanë apo mendojnë se të kanë jetën në dorë në Shqipëri.

Exit mobile version