Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj, mësohet se është thirrur në SPAK për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.
Sipas burimeve, prokurori Bledar Valikaj do të japë deklarime për dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Në lidhje me këtë dosje hetimore ditët e fundit janë marrë disa dëshmi, si edhe janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë.
Bledar Valikaj u akuzua publikisht si i përfshirë në këtë dosje.