Enrik Sulejmani, i dorëhequr nga posti i drejtorit të Policisë së Burgjeve më 2013 për shkak të precedentëve penalë është emëruar koordinator i Partisë Socialiste në Kamëz. Ky lajm është bërë i ditur dje nga ish-kryeministri Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook ka publikuar denoncimin e një qytetari. “Në Partinë Siçiliste penaliteti është medalje! Qytetari dixhital denoncon: I larguari nga detyra nga LSI, e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Enrik Sulejmani, gradohet në koordinator të Partisë Siçiliste për Kamzën”, shkruan Berisha. “Përshëndetje z.Berisha. Koordinatori elektoral për PS e Kamzës është emëruar Enrik Sulejmani. Një person me precedentë penalë, kjo gjë e pasqyruar dhe nëpër media që më 2013 ku në atë kohë u emërua nga Ilir Meta si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve. Ka qëndruar në detyrë vetëm 1 javë dhe pas reagimit tuaj ka dhënë dorëheqjen, mbasi u hodh në rrugë nga Meta, tashmë këtij personi i besohet koordinimi i Kamzës për PS. Një person me të kaluar kriminale”, thuhet në denoncimin e postuar nga Berisha. Enrik Sulejmani u dorëhoq nga posti i drejtorit të Policisë së Burgjeve më tetor të 2013, pas akuzave të opozitës dhe medias për implikimin e tij në trafikun e klandestinëve në Rinas. Sulejmani u vendos në këtë post në tetor të 2013, ndërsa PD e akuzoi atë për probleme që lidheshin me drejtësinë.
Kryesore
Continue to the categoryNga rënia e euros dhe kontratave, brenda vitit te sektori fason...
Sektori i eksporteve të tekstileve dhe veshjeve te këmbës vijon të jetë në vështirësi për shkak të rënies së euros dhe kontratave porositëse nga...