Para se të kthehej në Stamboll, Presidenti Erdogan, nga një vend i panjohur zhvilloi përmes FaceTime një intervistë me një stacion televiziv vendës, duke i bërë thirrje popullit turk të dilte në rrugë për të protestuar kundër veprimeve të ushtarëve.
Ai tha se ata të cilët qëndrojnë pas këtyre veprimeve janë të lidhur me klerikun Fetullah Gylen, me bazë në SHBA. Gylen, ish-aleat i zotit Erdogan, e ka akuzuar presidentin për korrupsion, akuza që siç duket janë pjesë e një lufte për pushtet.
Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry nxorën një deklaratë ku u bënin thirrje të gjitha palëve në Turqi për të mbështetur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ushtria publikoi një deklaratë me e-mail, të lexuar në televizionin turk, ku thuhej se “kishte marrë në kontroll të plotë” qeverisjen, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri Binali Yildirim i tha televizionit privat NTV se ky grup kishte sulmuar stacionin kryesor televiziv, TRT, dhe i kishte detyruar folësit të lexonin një deklaratë në të cilin thuhej se në vend ishte shpallur shtetrrethimi.
“Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në krye. Kjo qeveri do të ikë vetëm kur njerëzit ta kërkojnë këtë”, tha kryeministri në kanalin privat NTV. Në Stamboll, duke përfshirë sheshin “Taksim”, pati grumbullime të mëdha njerëzish, të cilët valëvitnin flamuj dhe hidhnin parrulla në mbështetje të zotit Erdogan. Nga ana e tij, Presidenti Erdogan, tha: “Unë nuk besoj në një fuqi mbi vullnetin e popullit” dhe deklaroi se komplotistët e grushtit të shtetit do të paguanin një “çmim shumë të lartë.”
Një korrespondent i “Zërit të Amerikës” në Stamboll tha se, të premten vonë policia kishte arrestuar ushtarë që nuk u bindeshin urdhrave.
Ushtarë të tjerë që fillimisht ishin jashtë kontrollit, filluan të kthehen në kazermat e tyre, sipas zëdhënësit të zbulimit turk Nuhy Ilmiz, i cili tha se ata do të kenë pasoja shumë të ashpra. Në Ankara, helikopterët ushtarakë u panë duke fluturuar mbi kryeqytet. Zyrtarët qeveritarë thanë se, një avion luftarak turk rrëzoi një helikopter të përdorur nga komplotistët.
Aeroporti Ataturk i Stambollit u mbyll për trafikun dhe tanket bllokuan hyrjen. Forcat e sigurisë bllokuan të gjithë trafikun në Bosfor dhe në dy urat kryesore mbi ngushticë.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se, zyrtarët janë duke vëzhguar nga afër situatën. Ai tha se e gjithë kjo deri tani nuk ka patur ndonjë ndikim mbi bazën ajrore Inçirlik dhe operacionet ajrore kundër ISIS-it nga kjo bazë do të vazhdojnë.
Zyrtarë amerikanë të ushtrisë dhe të zbulimit prej kohe kanë theksuar rolin kritik të Turqisë si në krizën e refugjatëve sirianë ashtu edhe në bllokimin e rrjedhës së luftëtarëve apo të furnizimeve për grupin terrorist Shtetit Islamik.
Kolonel Muharrem Kose thuhet se ka udhëhequr forcat ushtarake turke në kryengritje, i cili u vra gjatë përleshjeve me mbështetësit e Erdoganit.
Derisa poezia është lexuar mjaft edhe në Turqi, është befasuese se askush nuk u mor me të apo nuk deshi ta përmend tregimin e poezisë.
Heshtja në vazhdim edhe tani pasi Johnson është emëruar Sekretar i Jashtëm i Britanisë është edhe më befasuese.
A nuk arritën turqit që ta vërejnë këtë lajm? A ekziston ndonjë ndalesë, bile edhe jo zyrtare në raportimin e kësaj poezie ofenduese për Erdoganin të shkruar nga tash ministri i Jashtëm britanik?
Apo mos është kjo auto-cenzurë pjesë e klimës aktuale të frikës që ekziston në mediat turke?
“Ndoshta kjo lidhet me frikën se mund të përballesh me Gjykatën nëse e ofendon apo sulmon dinjitetin e Presidentit turk”, ka thënë një gazetar i njohur i këtij vendi që ka folur në kushte anonimiteti.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë ndalesë. Është me të vërtetë e çuditshme që askush nuk flet për këtë. E pranoj që edhe unë nuk flas (publikisht) për këtë, gjithashtu. Është thjeshtë e turpshme dhe jo etike, më shumë për Johnson se sa për Erdoganin”,ka thënë në fund ky gazetar.