EULEX-i ka nisur sot bastisjen e shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Zyrtarë të EULEX-it janë parë sot të hyjnë edhe brenda selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës është parë jashtë objektit.
Thaçi dhe Veseli, tashmë ndodhen në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.
Dy ditë më herët, Eulex bastisi dhe banesën e ish-kreut të Kuvendit Jakup Krasniqi, ku vetë ky i fundit është marrë në pyetje në një dhomë të izoluar nga familjarët.
Edhe pse veprat për të cilat ish-zinxhiri komandues i UÇK-së akuzohet se kanë kryer, janë më shumë se 20 vite të shkuara, kjo nuk e ka penguar EULEX të japë një shoë të panevojshëm në kontrollet e banesave, duke terrorizuar dhe familjarët e këtyre zyrtarë të lartë në Kosovë.