“Europa Nostra” merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar: Një nga 14 veprat e rrezikuara në Europë

Europa Nostra ka futur Teatri Kombëtar të Shqipërisë në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020. Bëhet fjalë për vepra të trashëgimisë kulturore që mbartin histori dhe vlera artitekturore. Kjo organizatë zhvilloi një konference për shtyp sot bashkë me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ku ndër të tjera tha se Teatri Kombëtar është vepër që nuk duhet shembur!

Deklarata e plotë e Europa Nostra

Një ndërtesë ikonike e qeverisë në Oslo, e dëmtuar nga sulmi i terroristit 2011, është vendosur të shkatërrohet … Një kështjellë mbresëlënëse në Beograd, e rrënjosur thellë në historinë evropiane, kërcënohet nga një projekt i dëmshëm teleferik…

Një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike në kryeqytet tani përballet me kërcënimin e menjëhershëm të prishjes…

Një kështjellë e zbukuruar e shekullit të 19-të në Toscana ka rënë viktimë e përkeqësimit, neglizhencës dhe vandalizmit…

Këto janë disa shembuj, ndërsa në total janë 14 objekte të trashëgimisë, cilësuar si më të rrezikuara në 2020. Programi është organizuar nga Europa Nostra, Zëri i trashëgimisë kulturore në Evropë dhe Instituti Evropian i Bankës së Investimeve. Mbështetet nga programi i Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian.

Lista, 14 vendet e trashëgimisë, të rrezikuara:

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë, SHQIPRI
Karas – Anije tradicionale e Verës, Armeni
Manastiri i Khoranashat, Rajoni i Tavushit, Armeni
Kalaja Jezeří, Horní Jiřetín, Republika Ceke
Salla e notit Tapiola, Espoo, Finlanda
Kalaja e Sammezzano, Toscana, Itali
Parku Arkeologjik i Sybaris, Itali
Shtëpia Ivicke, Ëassenaar, HELANDET
Y-bllok, Tremujori i Qeverisë, Oslo, Norvegji
Centrali Szombierki, Bytom, POLAND
Kalaja e Beogradit dhe rrethina e saj, SERBIA
Stadiumi Plečnik, Ljubljana, SLOVENIA
Cuatro Caminos Metro Depot, Madrid, Spanjë

teatri 1

Exit mobile version