Padia/ Meta: Provat të mjaftueshme që Prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Dvorani

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për mediat, pasi dha dëshminë e tij në Prokurori, ku u pyet lidhur me kallëzimin që ka ngritur në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Meta tha se veprat penale që ka kryer Dvorani janë të qarta, dhe se shpreson që prokuroria të bëjë detyrën e saj, duke mos rënë pre e presioneve.

“Janë dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje prej ti që është shpërdorimi i detyrës, dhe tjetërsimi i kompetencës dhe titujve shtetërorë, Kemi dhënë prova shteruese, rasti është tmerrësisht flagrant, unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike, të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe me durim, pasi kjo është një provë e qartë për të ardhmen e Reformën në Drejtësi. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, dhe dispozitat e saj janë primare në zbati”, u shpreh Meta.

A keni dorëzuar prova të reja?

Meta: Të gjitha provat e dorëzuara deri tani, janë të mjaftueshme që Prokuroria të veprojë në drejtim të shtetasit Ardian Dvorani, ne nuk bëjmë presione, pavarësisht se çështja është shumë e rëndë, pasi ka vënë në diskutim funksionimin e shtetit ligjor, kjo është një çështje që askush nuk mund ti shmanget, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë, pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant.

Nuk dua të vazhdoj më tej, pasi vendi gjendet nën një situatë të jashtëzakonshme, për shkak të tërmetit, mund tiu them që ne do të vijojmë që të komunikojmë me qetësi, me argumenta me të gjithë qytetarët shqiptarë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese. Do të publikojmë spotet e para në mbrojtje të Kushtetutës, dhe në mbrojtje të integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Exit mobile version