Fatmir Gjoçi, një emër i njohur mes komunitetit shqiptar në Greqi dhe kandidat i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Tiranë, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët, duke rrëfyer historinë e tij, përkushtimin ndaj çështjes shqiptare dhe vizionin për një Shqipëri të denjë për qytetarët e saj.
I lindur në Lurë të Dibrës, në një krahinë të njohur për vlerat njerëzore e atdhetare, Gjoçi tregon rrugëtimin e tij që nga revolta studentore e dhjetorit 1990, deri te suksesi në fushën e biznesit në Greqi, ku themeloi kompaninë “MIROS CONSTRUCTIONS”.
Prej vitesh aktiv në strukturat e Partisë Demokratike në diasporë, veçanërisht në Athinë, ai ka qenë zë i palëkundur në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptarë, duke mbajtur poste kyçe në organizimin politik të mërgatës.
Sot, me një përvojë jetësore dhe profesionale të pasur, ai vendos të kthejë këtë energji dhe përkushtim në shërbim të Shqipërisë, duke kandiduar si përfaqësues i diasporës në Kuvend.
“Demokracia në Shqipëri fatkeqësisht mbetet shumë e brishtë. Kam vendosur të kandidoj për një Shqipëri të demokratizuar në emër të Koalicionit Euroatlantik,” – shprehet Gjoçi.
Ai angazhohet publikisht për:
Përfaqësim real të qytetarëve në Kuvend.
Mbështetje për drejtësinë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Mbrojtje të të drejtave të emigrantëve.
Vëmendje të veçantë për moshën e tretë.
Një orientim të qartë drejt Perëndimit, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Zoti, familja, kombi do të jenë pikat e orientimit tim në Kuvendin e ardhshëm. Shqipëria meriton më shumë dhe bashkë mund t’i japim atë që i takon!” – mbyll ai mesazhin e tij.
Postimi i plotë i Fatmir Gjoçit:
Jam Fatmir Gjoçi, lindur në Lurë të Dibrës, në një familje të kësaj krahine e njohur në të gjithë Shqipërinë për bukuritë natyrore por më shumë, për vlerat e larta njerëzore.
Në kohën kur në Shqipëri fryu era e demokracisë, fati deshi të isha në mes të studentëve shkodranë duke qenë dëshmitar i lëvizjes dhe revoltës qytetare të 13 Dhjetorit 1990.
Unë aty nisa studimet e mia profesionale dhe sot jam i diplomuar në Menaxhim Biznesi në “Universitetin Qiriazi” Kodër Kamëz, Tiranë dhe i profilizuar në Master Administrim Biznesi “International Business” në Universitetin Metropolitan Athinë, Greqi.
Jam pjesë e një familjeje me tradita patriotike dhe antikomuniste, ndaj që në rininë time kam mbështetur zhvillimet demokratike dhe kam qenë pjesë aktive që në themelimin e PD-së.
Jetën time e kam ndërtuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, ku drejtoj kompaninë time “MIROS CONSTRUCTIONS” në Athinë.
Kam shërbyer si sekretar organizativ i degës së PD-së në Athinë në vitet 2006-2013 dhe prej 2013 e në vazhdim, kam qenë kryetar i kësaj dege. Sot, jam Kryetar i Demokratëve Euroatlantik. Kam qenë gjithnjë zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi.
Demokracia në Shqipëri fatkeqësisht mbetet shumë e brishtë. Duke parë kapjen e saj nga klasa e vjetër politike, kam vendosur të kandidoj në emër të Koalicionit Euroatlantik për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Të nderuar bashkëqytetarë,
Duke ju kërkuar votën, ju jap fjalën:
Do të jem një nga ju në Kuvend.
Do të mbështes drejtësinë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Do të mbroj të drejtat e emigrantëve, pasi vetë jam njëri prej tyre.
Zoti, familja, kombi – do të jenë pikat e orientimit tim në Kuvend.
Mosha e tretë do të jetë prioriteti im.
Orientimi properëndimor do të jetë deviza jonë, për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për fëmijët tanë.
SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!
#FatmirGjoci #DiasporaPerShqiperine #KoalicioniEuroatlantik #KEA #VotoNr4 #ShqiperiaMeritonMeShume