FBI kërkon marrjen në pyetje të Ramës

Një gabim trashanik që mund t’i kushtojë karrierën politike mund të konsiderohet ai që Edi Rama ka bërë në vitin 2012, kohë kur përmes financimeve të dyshimta ai ka disbursuar 80 mijë dollarë për të siguruar një foto me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
Burime për Syri.net kanë bërë me dije se, me kërkesë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe pas denoncimit të depozituar nga PD, Prokuroria e Përgjithshme pritet të marrë në pyetje vetë kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për atë që në SHBA konsiderohet si një krim federal e që ka të bëjë me financimin e parave me burime të panjohura në një fushatë të federale, ashtu siç është edhe ajo për zgjedhjet presidenciale.
Edi Rama pritet të merret në pyetje si një njeri që ka dijeni për ngjarjen dhe duhet të dëshmojë se nga e kanë burimin  80 mijë dollarë që janë paguar për fushatën presidenciale të Barack Obamës dhe që më pas falë pagesës së kësaj shume, Edi Rama asokohe lideri i opozitës ka arritur të sigurojë një biletë për të marrë pjesë në takim ku ishte i pranishëm edhe Barack Obama, dhe një foto me të.
Ai që e ka zbardhur skemën e financimit të paligjshëm në fushatën presidenciale ka qenë shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, i cili pritet të dënohet me burg në New Jersey, pasi ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë krim federal.

Exit mobile version