Fermerët dhe blegtorët në Devoll në protestë, rreshtojnë traktorët tek Drejtoria e Bujqësisë! Ja kërkesat që parashtrojnë

Fermerët dhe blegtorët kanë protestuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë në Devoll.

Në shenjë proteste, fermerët kanë shkuar me traktorë të cilët i kanë rreshtuar përballë Drejtorisë.

Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për Ministrinë e Bujqësisë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike

Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!

Exit mobile version